Sezoni më i errët i sulmuesve, golashënuesit e Superiores në “pit stop”!

Nuk kishte ndodhur asnjëherë në sezonet e kaluara, të paktën në dhjetë vitet e fundit, që në 28 javë kryegolashënuesi i Superiores të kishte shënuar vetëm 9 gola. Emra golashënuesish që kanë luajtur ndër vite në skuadra të ndryshme të Kategorisë Superiore (më parë është quajtur Kategoria e Parë), nuk e kanë patur njëshifror numrin e golave të shënuar në këtë periudhë të kampionatit.

Njëri nga kryesuesit e listës, me 9 gola, Amadu Latif i Teutës, nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në gjysmën e fazës së dytë dhe gjatë gjithë fazës së tretë. Kjo tregon krizën e golit dhe të futbollistit në fjalë, i cili ende pret të zhbllokohet.

Në kuotën e 9 golave janë edhe dy sulmuesit e Kukësit, Shkurtaj e Rexhinaldo. Të dy këta, së bashku me Latif, ende nuk e kanë arritur atë kuotë që t’i evidentonte si “gjahtarë” të vërtetë të golit. Edhe duke zbritur më poshtë në renditjen e golashënuesve të Kategorisë Superiore 2018-2019, deri në javën e 28-të, shënues si shkodrani Shtubina i Laçit me 7 gola, e po kaq Bregu te Skënderbeu, tregojnë se golat më shumë janë shënuar nga lojtarë të reparteve të tjera, për të thënë se sulmuesit kanë hyrë në pit-stop.

Ka edhe një fakt tjetër interesant: në pesë sezonet e fundit të Kategorisë Superiore, kryegolashënuesit kanë qenë të huaj. I fundit shqiptar ka qenë Hamdi Salihi te Skënderbeu në sezonin 2015-2016, ndërkohë që kroati Pero Pejiç ka dominuar në dhjetë sezonet e fundit.

Duke i menduar figurativisht në pit-stop, sulmuesit ndoshta e kanë lënë për në fund të këtij kampionati të 80-të në histori, që të jenë shënues dyshifrorë. Ndryshe do kemi të bëjmë me një shterpësi historike të sulmuesve në futbollin shqiptar.

AGRON KAJA

Golashënuesit në 8 sezonet e fundit
Ali Soue (Skënderbeu): 21 gola, sezoni 2017-2018
Pero Pejiç (Kukësi): 28 gola, sezoni 2016-2017
Hamdi Salihi (Skënderbeu): 27 gola, sezoni 2015-2016
Pero Pejiç (Kukësi): 31 gola, sezoni 2014-2015
Pero Pejiç (Skënderbeu): 20 gola, sezoni 2013-2014
Migen Memelli (Flamurtari): 19 gola, sezoni 2012-2013
Roland Dervishi (Shkumbini): 20 gola, sezoni 2011-2012
Daniel Xhafaj (Flamurtari): 19 gola, sezoni 2010-2011

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online