Ilir Gjyla: Po luajmë me sforco, Bashkisë i kam paraqitur projektin

Lushnja po e përdor fazën e tretë të kampionatit si një periudhë testi dhe një mundësi për projektuar sezonin e ri.  Këtë e thotë edhe trajneri Ilir Gjyla, i cili për SportEkspres.com deklaron: “Duke qenë se ne e arritëm objektivin që në fazën e dytë, në këtë fazë të tretë duket sikur po luajmë me sforco”.

“I kam bërë një projekt Bashkisë për sezonin tjetër dhe këtë hapësirë e kam shfrytëzuar më shumë për elementë të rinj lushnjarë”, tregon tekniku, i cili më pas flet edhe për ndeshjen e radhës me Orikun. Edhe në atë takim do të aktivizohen disa të rinj.

“Ne nuk po i nënvlerësojmë ndeshjet e fazës së tretë, edhe pse kemi aktivizuar elementë të rinj. Në Orikum do shkojmë për të bërë lojën tonë më të mirë, pse jo edhe të marrim tri pikët. Në tre ndeshjet e kësaj faze kemi pasur stabilitet në lojë dhe kjo do na ndihmojë për ndeshjen e radhës”, përfundoi Gjyla deklaratën e tij.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online