Ndreca: Teutë, Kastrioti është tjetër tani!

Edison Ndreca po luan rregullisht te Kastrioti. Në verë la Besëlidhjen dhe iu bashkua Teutës, por me durrsakët nuk pati hapësira. Kalimi te krutanët, siç edhe thotë vetë lojtari i linjës së majtë, ka qenë zgjedhja e duhur për të.  “Deri tani ka rezultuar zgjedhja e duhur. E kam thënë dhe më parë që kam gjetur një ambient dhe grup të mirë. Jam shumë i kënaqur për këtë zgjedhje”, shprehet mbrojtësi i majtë në një prononcim të dhënë për mediat.

Përballje e radhës në program është kundër Teutës, një sfidë jo si gjithë të tjerat: “Do të jetë ndeshje e veçantë për mua. Kam kaluar mirë për gjashtë muaj te Teuta. Shpresoj që tani të marrim maksimumin. Luaj për ekipin e Kastriotit dhe shpresoj të marrim tre pikët”, thotë mes të tjerash Ndreca, i cili në dy takimet e fazës së parë i është gëzuar fitoreve pasi ka qenë pjesë e Teutës.

Ndreca (djathtas) kur ishte pjesë e Teutës, në duel me Fangajn e Laçit

“E vërtetë që në dy fazat e para Kastrioti i ka humbur të dy përballjet me Teutën. Tani gjërat kanë ndryshuar, Kastrioti nuk është më ai i dy fazave të para. Skuadra është transformuar dhe kemi arritur të marrim në fazën e tretë rezultate mjaft të mira. Shpresoj të vazhdojmë me të njëjtin ritëm”, shton mbrojtësi, i cili është formuar si futbollist te Laçi.

MOMENTI I MIRË – “Po kalojmë një moment të mirë dhe shpresojmë që edhe në këtë ndeshje të bëjmë mirë.  Ndërprerja e kampionatit është e njëjtë për çdo skuadër, ndaj nuk e shoh si shqetësim. Madje na ka ndihmuar në aspektin e dëmtimeve, si dhe na ka dhënë mundësinë për ta përgatitur më mirë këtë ndeshje”.

SFIDA DIREKTE ME LUFTËTARIN – “Është ende shpejt për të bërë llogaritë deri te përballja me Luftëtarin. Kemi dhe dy ndeshje të rëndësishme përpara. Shpresoj që të marrim pikët maksimale në dy ndeshjet e mbetura të fazës së tretë dhe kur të arrijmë te përballja me Luftëtarin, distanca të jetë më e vogël”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online