Ikardi u kthye në Milano një ditë më parë dhe do të bëjë “qejf” fillimisht me vrapime dhe teste fizike. Të paktën deri kur të ketë një marrëveshje për transferimin e tij. Sulmuesi argjentinas e ka mbyllur gjithçka me zikaltrit dhe gjasat janë që Juventusi të jetë destinacioni i tij.
Ka një skenar që kjo lëvizje të kryhet dhe në mes është sulmuesi i talentuar, Moize Ken. Babai i futbollistit të Italisë e ka shprehur se i biri është tifoz i Interit. I riu ka treguar vlera në ndeshjet që ka luajtur dhe ofertat për të nuk kanë munguar.
Juventusi nuk nxitohet, pasi dëshira e Ikardit për t’u bashkuar me ta ua krijon këtë luks. Momentalisht ka një marrëveshje për 8 milionë euro neto, plus bonuse dhe argjentinasi do të nënshkruajë deri në vitin 2024. Gjithsesi pritet momenti i duhur për t’i bërë ofertën Interit.
Bardhezinjtë po tentojnë të bëjnë një shkëmbim “kokë më kokë” dhe të mos paguajnë gjë, por zikaltrit nuk mund ta pranojnë diçka të tillë. Ata synojnë që veç Ken, të përfitojnë të paktën edhe 20 milionë euro që do të ishin të rëndësishme për bilancin e klubit. Tashmë gjithçka pritet të marrë udhë…