Hasa përforcimi i radhës te Tërbuni: Më “joshi” projekti ambicioz!

Në mbrëmjen e ditës së shtunë, skuadra e Tërbunit ka bërë zyrtarizimin e radhës. Është mbrojtësi 22-vjeçar Fabio Hasa ai që i është bashkuar skuadrës pukjane, pas një përvoje te Turbina e Cërrikut. Ky është përforcimi i katërt për Tërbunin, ndërkohë që gjatë muajit qershor ka rikonfirmuar të gjithë titullarët e sezonit të kaluar.

Për SportEkspres.com, Hasa deklaroi se e bindi projekti i Tërbunit: “Nga Turbina u largova sepse më joshi projekti që ka skuadra e Tërbunit për këtë sezon. Objektivat janë shumë ambiciozë, ndaj edhe unë zgjodha që këtë sezon të vesh fanelën pukjane, duke shpresuar se synimi për Superioren do bëhet realitet”.

Ndërsa për Turbinën, Hasa deklaron se pritja e gjatë në këtë start të ri nuk mund të neglizhohej prej tij: “Skuadra e Turbinës po vonohej në organizimin e saj për këtë sezon dhe unë brenda logjikës profesioniste mendova lëvizjen. Në Cërrik kam kaluar një sezon shumë të bukur dhe të vështirë, por tashmë flas si ‘pukjan’ Më duhet të jap më të mirën në skuadrën e re, pasi ky do jetë një sezon shumë i vështirë për gjithë skuadrat e Kategorisë së Parë”.

AGRON KAJA

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online