Ikardi te Juventusi? Bosi i Interit i vë vulën!

Steven Zhang i mbyll dyert Juventusit, të paktën për sulmuesin Mauro Ikardi. Kohët e fundit argjentinasi është kthyer në një çështje në klubin zikaltër, teksa u vendos edhe t’i hiqej shiriti i kapitenit. Sulmuesi, edhe pse është një lider me golat e tij, në dhomat e zhveshjes nuk arrin ta bëjë dot udhëheqësin.

Është diçka e lindur, që Ikardi nuk e ka, por mbi të gjitha problemi i Interit është agjentja-bashkëshorte Uanda Nara, e cila krijon çdo javë probleme, me dekaratat e saj në media dhe presionin për rinovim me pagë rreth 10 milionë euro.

Gjithsesi, Ikardi është i rëndësishëm për Interin dhe numri një i klubit zikaltër e thotë qartë diçka të tillë, duke u dërguar një mesazh të qartë bardhezinjve: “Nuk do e shesim, nuk do ia shesim kurrë Juventusit. Ne besojmë se Ikardi do të vazhdojë të rritet me ne, e konsiderojmë pjesë të familjes”. Zhang ndërkohë nuk përjashton mundësinë e marrëveshjeve të tjera me kampionët e Italisë në të ardhmen.

“Marrëveshje në të ardhmen me Juventusin? Kurrë mos thuaj kurrë. Nuk më pëlqen të flas për emra të përveçëm, apo për klube të veçanta. Juventusi është duke bërë mirë dhe ne nuk duam të kemi konflikt me asnjë klub. Qëllimi ynë është që futbolli italian të rritet”, tha Zhang, i cili i ka ngarkuar administratorin e deleguar Bepe Marota të bindë Ikardin për rinovimin e kontratës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online