Stojku i sinqertë: S’e refuzoja dot ofertën, shkruaj një faqe të re te Kamza

Gentian Stojku do të provojë për Superioren, këtë herë si trajner. Ish-sulmuesi ka pranuar ofertën e Kamzës dhe me marrëveshje ka mbyllur bashkëpunimin me Erzenin. Me shijakasit ai ka bërë mirë dhe tashmë pret me padurim të nisë aventurën e tij të re.

Stojku nuk është menduar dy herë për të vendosur pas ofertës së Kamzës . Për SportEkspres.com ai tregon se si u arrit marrëveshja e largimit nga Erzeni dhe synimet te Kamza deri në mbyllje të këtij sezoni.

INTERVISTOI: AGRON KAJA

Si u arrit kjo marrëveshje, nga një skuadër në Kategorinë e Parë te një skuadër e Superiores?
-Gjithçka është arritur në pak orë gjatë paradites së djeshme. Drejtuesit e Kamzës më kanë telefonuar që në mëngjes dhe pasi u takuam vendosa që ta pranoj ofertën. Kjo jo vetëm se është një skuadër e Superiores. Për mua kjo është përvoja e parë në pankinën e një skuadre të elitës. Eksperienca ime si lojtar në këtë kategori, por edhe ato që kam akumuluar në 15 vite, besoj se do të jenë ndihmë për ta kaluar me sukses edhe këtë eksperiencë.

Nga Erzeni u larguat me mirëkuptim, apo se skuadra doli nga objektivi për vendin e parë?
-Me drejtuesit e Erzenit jam ndarë në mirëkuptim të plotë. Kam kaluar një periudhë shumë të mirë në Shijak dhe jam shumë i vlerësuar nga skuadra e drejtuesit. Erzeni ka ende mundësi që në fazën e tretë të luftojë për kreun e grupit.

Po merrni drejtimin e skuadrës së fundit të Kategorisë Superiore, cili është objektivi?
-Mua nuk më intereson se në çfarë vendi renditet skuadra e Kamzës. Janë edhe 14 ndeshje për t’u luajtur, me 42 pikë ende në lojë. Te Kamza jam për një faqe të re dhe me mbështetjen e presidentit Qarri besoj shumë te ndryshimi.

Ndeshjen e radhës Kamza e luan në transfertë ndaj Kukësit, si e shikoni këtë përballje?
-Unë sot marr kontaktin e parë me skuadrën dhe do ta përgatis që në këtë sfidë të marr maksimumin. Nuk më intereson shumë emri I skuadrës që do ndeshem, apo synimet e saj. Unë do drejtoj Kamzën dhe për synimet e saj do bëj gjithçka.

Deri në përfundimin e kampionatit janë edhe 14 ndeshje, ku e mendoni Kamzën nën drejtimin tuaj?
-Objektivat e Kamzës deri në përfundimin e kampionatit do të jenë ndeshje pas ndeshje. Do bëjmë maksimumin në të gjitha, në mënyrë që të dalim atje ku mendojmë. Asgjë nuk është e pamundur,  e përmenda edhe më parë se janë edhe 42 pikë në lojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online