Ikardi-Naingolan, kjo deklaratë i largon nga Interi

Interi i ri po merr formë me lojtarë, që po vijnë e me të tjerë me valixhe në duar. Konte dhe Marota i kanë idetë e qarta se kush e meriton të qëndroje dhe kush jo. Drejtori në një intervistë për mediet vendase i ka treguar në mënyrë të drejtpërdrejtë derën dy lojtarëve, Naingolan dhe Ikardit.

Belgu ka treguar vazhdimisht paqëndrueshmëri në sjelljen e tij jashtë fushe. Futbollin nuk e konsideron si aktivitetin kryesor dhe nuk heziton aspak “të shijojë” jetën duke pirë dhe kaluar netë të zjarrta nëpër klube natë. Ndërkohë, çështja Ikardi dihet dhe është bërë virale tashmë. Argjentinasi i ka prishur prej kohësh marrëdhëniet me klubin dhe Marota shprehet se ai është në merkato.

“Duhet të tregohemi që pastër dhe transparentë. Ikardi dhe Naingolan janë lojtarë të përsosur, por kjo nuk mjafton për projektin tonë. E them me transparencë dhe me respekt se Ikardi është në merkato, gjithmonë duke respektuar marrëveshjen kontraktuale”, foli hapur Marota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *