Ikardi “luftë” me Interin, kërcënon për gjyq

Ikardi dhe Inter duket se do e zgjasin çështjen e tyre më gjatë se merkato e kësaj vere. Mediet italiane raportojnë se argjentinasi i është shprehur klubit se nuk dëshiron të largohet për shkaqe familjare. Ikardi dhe Vanda mësohet se po presin një fëmijë tjetër dhe një ndërrim ambienti do të ndikonte negativisht në jetën e familjes së tij.
Konte dhe Marota ja kanë bërë të qartë se duhet të largohet. Ata nuk e llogarisin në planet e së ardhmes së klubit. Ikardi është shumë i zhgënjyer nga kjo situatë dhe kërkon vazhdimisht një zgjidhje të situatës. Juventusi ka humbur si ide dhe nuk është më një zgjidhje për këtë situatë.

Konte paralajmëron Ikardin se nuk do e bëjë pjesë të listës së lojtarëve për Serinë A dhe Champions League. Një kërcënim i qartë për ta bërë të largohet. Sulmuesi nuk e mendon aspak largimin. Ai kërcënon klubin se do i hedhë në gjyq nëpërmjet avokatëve të tij, në rast se materializohet ky kërcëmin i klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online