Kapiteni i Interit foli për mikrofonin e “Sky Sports”, pak minuta pas fitores 2-1 ndaj Totenhemit, ku argjentinasi shënoi dhe golin që barazoi takimin dhe i hapi rrugë përmbysjes fantastike të skuadrës zikaltër.
“Goli ishte shumë i veçantë. Azamoah më pikasi që ndodhesha mrapa dhe më dha një top fantastik. Ishte një natë fantastike dhe bëmë atë që tifozët prisnin prej nesh, duke siguruar në fund fitoren. Kemi një skuadër të fortë, dhe mund të mundim këdo që na del pëpara”
“E prisnim këtë ndeshje prej më shumë se tre muajsh. Një fitore e tillë na jep shumë besim, që do të na ndihmojë dhe për ecurinë tonë në Serie A. Duhet të vazhdojmë të ecim përpara të gëzuar, por njëkohësisht pa eufori. Sezoni nuk ka filluar aq mirë sa ç’e prisnim ne”, përfundoi Ikardi.