Mesi është njeriu i rekordeve, sonte vendosi një të ri

0

Lionel Mesi padyshim që është një nga më të mëdhenjtë e futbollit në të gjitha kohërat. Cilësitë e tij i dinë të gjithë dhe për të flasin edhe numrat, pasi ka fituar çdo trofe të mundshëm me klube me fanellën e Barcelonës.

Do të mbahet mend gjithmonë si një flamur i Barcelonës, ndërkohë që sonte ka arritur të regjistrojë një rekord në Champions League. Kjo falë tre golave që i shënoi holandezëve të PSG në ndeshjen e parë në grupe.

Askush nuk ka shënuar sa tregolesha në Champions. Për argjentinasin ishte e teta herë që realizon tre gola në ndeshje të këtij kompeticioni dhe tashmë mbetet për t’u parë në të ardhmen se kush do e thyejë këtë rekord.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.