Ikardi fundos Milanin në limite, festë zikaltër në “San Siro”

Në Milano ka festë dhe trishtim. Interi është fituesi i derbit të Milanos dhe për këtë duhet të falenderojë kapitenin Mauro Ikardi, i cili shënoi golin e vetëm të takimit në limitet e kohës shtesë. Te Milani me një barazim do ishin të kënaqur, por kjo humbje nuk mund të quhet e pa merituar për skuadrën e Gatuzos që tregoi shumë pak gjatë të gjithë 90-minutëshit.

Ndeshja filloi me spektakël në tribuna, ku dy tifozeritë shpalosën koreografitë e veçantë që e shoqëerojnë gjithmonë këtë derbi mitik. Interi mori kontrollin e lojës që në minutat e para të takimit. Në minutën e 13-të Ikardi tundi rrjetën e Milanit, por gjyqtari prishi  festën zikaltër duke anuluar golin për shkak të një pozicioni jashtë lojë. Pavarësish kësaj Interi mbajti ritmin deri në minutat e fundit të pjesës, ku Milani doli pak nga përgjumja. Një kros i devijuar i Susos gjeti Musakion, i cili mposhti Handanoviç, por përsëri nuk pati festë, pasi sërish kishim të bëjmë me një pozicion jashtë loje.

 

Në pjesën e dytë ritmi i lojës ra ndjeshëm me të dyja ekipet, që për një moment u duk se ishin pajtuar me rezultatin e barazimit. Në minutën e 92-të një kros i uruguaianit Vesino gjen Ikardin, i cili i shpëton mbulimit të Musakios dhe ndëshkon gafën trashanike të portierit Donaruma, i cili e la portën krejtësisht të pambuluar në përpjekje për të kapur topin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online