Një prapaskenë merkato është zbuluar nga francezja “L’Equipe”, sa i përket Lacios. Igli Tare ka qenë afër arritjes së akordit për transferimin e Timoti Ueah në Romë, por gjithçka është bllokuar në momentet e fundit të merkatos.
Sulmuesi 18-vjeçar, i cili është djali i ish-sulmuesit të famshëm të Milanit, Xhorxh Ueah, ishte pranë transferimit te Lacio, por trajneri gjerman i PSG, Tomas Tuhel, ka bllokuar tratativën dhe ka vendosur të besojë në kualitetin e djaloshit të talentuar, i cili është afër rinovimit të kontratës me klubin francez.
Përveç Lacios, ishin dhe klubet e Salsburgut dhe Gallatasarait, por Tuhel vendosi veton dhe Ueah Jr vazhdon të jetë pjesë e PSG.