Idhulli, ekipi i zemrës dhe rivaliteti me Juven: Keita Balde ka një këshillë për Interin

0

Keita Balde ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën “Tuttosport”, ku ka folur për shumë çështje që prekin atë dhe klubin e interit. Lojtari i blerë nga Monako është shprehur se tifozët e skuadrës zikaltër ende nuk kanë parë më të mirën prej tij.

KALIMI TEK INTER – “E kam imagjinuar Interin si një klub fantastik dhe kur erdha këtu ishte siç unë e kisha përfytyruar. Që kur isha fëmijë kam ndjekur ndeshje të Interit dhe Milanit. Babai im pëlqente Milanin, por unë isha i interesuar për Adrianon, Martins apo Ibrahimoviç”.

IDHULLI NË FUTBOLL – “Në Playstation gjithmonë zgjidhja Interin, pasi në ekip erdhi dhe idhulli im, Samuel Eto. Jam krenar që jam këtu dhe krenar që trajneri më kërkoi të isha pjesë e Interit. Trajneri ka ide të qarta dhe e di shumë mirë se çfarë po bën”.

FORMA – “Nuk e keni parë akoma më të mirën nga unë, le të themi që jam në 60-70% tim. Interi duhet të firmosë përfundimisht me mua. Jam entuziast dhe dua që ekipi të rritet sa më shumë”.

OBJEKTIVAT – “Europa Ligë nuk është një kompeticion për t’u nënvlerësuar, pasi ka rëndësi. Pas eleminimit nga Champions, detyra jonë si ekip, është që ta fitojmë Europa Ligën. Në kampionat nuk kemi një objektiv fiks, duhet të përmirësohemi dhe të paktën të jemi në treshen e parë deri në fund”.

KAMPIONATI – “Juventusi është një ekip shumë i fortë dhe ka një kontigjent lojtarësh mjaft të mirë. E dimë këtë, por dhe Interi ka të njëjtat gjëra. Ata kanë fituar për shumë vite dhe kjo gjë i ka bërë që të kenë një mentalitet tjetër. Në Itali tani i quajnë kampionë që në muajin dhjetor. Kampionati është akoma i hapur, ka shumë ndeshje deri në fund”.

RIVALITETI ME JUVEN – “Sinqerisht, nuk e kuptoj këtë klimën e të quajturit Juventusin si të pamposhtur. Ne patën shumë raste në Torino dhe bëmë një lojë mjaft të mirë, duke i vënë shumë në vështirësi. I respektoj për forcën që kanë, por mendoj se dhe ata duhet të na respektojnë ne. Nuk janë të pamposhtur!”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.