Hapja e merkatos është në prag dhe ekipet kanë nisur të piketojnë objektivat për të bërë përforcime cilësore. Igli Tare po mendon për Lacion e sezonit të ri dhe operacioni i parë duket se do të kryhet në Angli.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, Lacio duket se është shumë pranë sulmuesit të Arsenalit, Dani Uellbek. Këtij të fundit i përfundon kontrata me “Topçinjtë” e Londrës tashmë dhe do të jetë lojtar i lirë.
Nga ky fakt kërkon të përfitojë Igli Tare, i cili është i shquar për goditje të tilla. Për 28-vjeçarin janë të interesuar edhe Everton e Uest Hem, por me sa duket Uellbek tërhiqet nga ideja për të provuar një kampionat tjetër jashtë Anglisë.