Ideja e fundit e Junajtid, shpreson të zgjidhë çështjen Sançez

Aleksis Sançez është lojtari më i paguar i ekipit, por të gjithë te Mançester Junajtid janë penduar për investimin e bërë për të.

Kiliani u transferua në janar të vitit të kaluar nga Arsenali te “Djajtë e Kuq”, aty ku nuk k arritur të lërë shenjën e tij. 30-vjeçari përfiton një rrogë faraonike prej 500 mijë sterlinash në javë!

Vetëm tre futbollistë në botë paguhen më shumë se ai dhe ata janë: Leo Mesi, Kristiano Ronaldo dhe Antuan Grizman.

Performanca e dobët e sulmuesit latin, i cili ka shënuar vetëm një gol këtë sezon, ka detyruar klubin anglez që ta nxjerrë në merkato. Por jo vetëm kaq, Junajtid është gati të paguajë gjysmën e rrogës së lojtarit, saktësisht 13 milionë sterlina në vit.

Dëshira e klubit është shitja e lojtarit jashtë Anglisë, ndërsa pagesa e gjysmës së pagës bëhet për të tunduar ndonjë blerës potencial për Aleksis Sançez. Kontrata e lojtarit me Junajtid përfundon në vitin 2022 dhe ky është shkaku që klubi po mendon të bëjë këtë “sakrificë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online