Zërat e merkatos e ofrojnë Zllatan Ibrahimoviç me Milanin, ndërsa e njëjta gjë ndodh dhe me ish-trajnerin e Arsenalit, Arsen Venger. Suedezi i famshëm dëshiron rikthimin në Europë dhe dy pistat kryesore janë: Milan dhe PSG.
Në një prononcim për “L’Equipe”, 37-vjeçari flet për rikthimin në Europë dhe mundësinë e uljes së Venger në stolin e kuqezinjve.
“PSG dëshiron të punoj për klubin dhe të bëj atë që dëshiroj. Nëse kthehem te PSG e bëj për të qenë kapo i skuadrës, kjo është mënyra e vetme dhe nuk ekziston një tjetër rol për mua. Nuk bëhet fjalë për tani, jam akoma një futbollist aktiv dhe dua të vazhdoj të luaj. Kur të bëj zgjedhjen time, do të informoj botën.”
“Venger te Milani? Mendoj se ka më shumë gjasa të rikthehem unë te Milani, sesa të kalojë Venger në Milano. Nuk e shoh në këtë lloj sfide. Kam patur shumë oferta nga Europa, por kam nevojë për diçka që të stimulojë dhe dua të shkoj në një klub, ku mund të bëj diferencën”, përfundon uniku Ibra.