Atanda gëzon Gegën, mbrojtja ndryshon sërish

Partizani po bëhet gati për ndeshjen e radhës, këtë herë në shtëpi me Laçin. Trajneri Skënder Gega për këtë takim do të ketë në dispozicion edhe mbrojtësin Sodiq Atanda, i cili mungoi ndaj Kastriotit për shkak kartonësh.

Në vend të tij nga minuta e parë zbriti në fushë Renato Gojkovicc. Shtatlarti paraqiti dobësi, sidomos në golin e pësuar. Braziliani Roxher e shmangu dhe arriti të realizojë, ndaj edhe ulja në stol e tij në takimin me kurbinasit është e pritshme.

Kështu mbrojtja merr pamjen e ndeshjeve të shkuara, me Ibrahimin dhe Trashin nga krahët. Në qendër Atanda e Belica formojnë sërish dyshen. Mbetet për t’u parë se kush do të luajë në mesfushë. Në dy ndeshjet e fundit është preferuar të luhet me Koten, duke sakrifikuar Mensah.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online