I vodhi Lacios 2 milionë euro, arrestohet hakeri profesionist!

Bota e merkatos rezervon shpeshherë histori të veçanta dhe nga më të pabesueshmet. Një rast i tillë ka ndodhur përpara tre viteve. Lacio dhe Fejnordi janë “viktimat”, ndërsa në mes të dy klubeve ishte Stefan De Vrij (tashmë pjesë e Interit).

Ekipi italian bleu për 8 milionë euro mbrojtësin holandez në vitin 2014. Dy klubet ranë dakord që shuma të paguhej me katër këste, nga dy milion secila. Gjithçka shkoi mbarë deri në këstin e fundit.

Një person iu prezantua Lacios si agjent i klubit holandez dhe dy milionë eurot u zhdukën. Ngjarja ka ndodhur në qershorin e vitit 2016, siç raporton “Il Messaggero”. Personi ishte një haker profesionist, francez me banim në Zvicër.

Hakeri arriti të futej në komunikimet mes klubeve dhe hapi një llogari në të njëjtën bankë ku ishin bërë tre pagesat e mëparshme të Lacios. Fejnordi priste pagesën e fundit dhe lajmëroi ekipin kryeqytetas për faktin që paratë nuk kishin ardhur akoma. Ko gjë bëri që të zbulohej mashtrimi i madh.

Francezi është arrestuar dhe ndaj tij do të ngrihen akuzat e mashtrimit ndërkombëtar, ndërsa dy klubet do të përballen në Gjykatën e Nionit për të zgjidhur përfundimisht këtë çështje.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online