Sinella nuk duron më, Egnatia mbetet pa trajner

Situata e rënduar financiare që po kalon klubi i Egnatias së Rrogozhinës, sot ka dhënë sinjalin “SOS” nga pankina. Trajneri Bledar Sinella është larguar, duke konfirmuar kështu problematikën që po kalon skuadra.

Lojtarët kanë bojkotuar stërvitjen për ditë me radhë gjatë kësaj jave për pagat e pa marra në këto tre muajt e fundit, dorëheqja e Sinellës i ve “vulën” asaj që lojtarët kërkojnë.

Lajmin e dorëheqies e ka pohuar edhe vetë kavajasi Bledar Sinella me një “PO”, duke lënë të kuptohet se ky është një largim pa kthim. Egnatia drejtohet nga Bashkia e Rrogozhinës dhe drejtuesit e saj u premtuan lojtarëve zgjidhje të situatës, por me largimin e trajnerit ndoshta do të rrezikohet edhe paraqitja e ekipit nesër në ndeshjen me Lushnjën.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online