“I mallkuari” Koman, dëmtohet dhe e pret operimi

0

I pafat Kingslej Koman. Francezi i Bajernit të Mynihut është dëmtuar që në ndeshjen e parë dhe do të mungojë për një kohë të gjatë. Një ndërhyrje e pësuar ka rezultuar fatale për 22-vjeçarin, i cili është dëmtuar sërish në kyçin e këmbës.

Koman u detyrua të linte fushën e lojës në fundin e pjesës së parë të takimit hapës të kampionatit kundër Hofenhajmit. Tashmë ai duhet t’i nënshtrohet një operimi dhe mund të ketë mbyllur edhe vitin. Gjithsesi do të jenë mjekët ata që do e thonë fjalën e fundit.

Të paktën dy muaj trajneri Niko Kovaç duhet t’i bëjë llogaritë pa Koman, i cili në takimin e djeshëm e nisi si titullar. Një lajm aspak i mirë për bavarezët, që duhet të presin tanimë rikuperimin e sulmuesit anësor.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.