Goditje dyshe e Besës, afrime edhe nga Superiorja

Besa vijon serinë e përforcimeve dhe ditën e djeshme ka bërë dy zyrtarizime. Një prej lojtarë të afruar është marrë nga Kamza. Bëhet fjalë për Albi Koldashin, i cili kishte nënshkruar këtë verë për dy vite me klubin e Superiores, por tanimë bën një tjetër lëvizje.

https://www.facebook.com/349873605028455/photos/a.796132433735901/2353010514714744/?type=3&theater

Është përfolur për një huazim të Koldashit, por kavajasit njoftojnë se kanë nënshkruar për tre vite me mesfushorin. “Albi Koldashi zyrtarisht pjesë e KS Besa për 3 vitet e ardhshme. 21-vjecari vjen nga ekipi i Kamzës, gjithashtu ka qenë pjesë e FK Kukësi për 2 sezone”, njofton klubi i Besës.

Lojtari tjetër i marrë nga verdhezinjtë është Donald Mëllugja. Mesfushori e mbylli sezonin e fundit të Burreli, ndërkohë që kishte provuar një eksperiencë edhe me Ilirinë e Fushë-Krujës. Në Kavajë do të bashkohet me Kastriot Ramën (ish-administrator i Burrelit), i cili është trajner i portierëve.

“Donald Mëllugja firmos për 3 vite me KS Besa. Mesfushori nga Burreli ka arritur marrëveshjen me drejtuesit dhe ditën e sotme ka firmosur kontratën në ambientet e klubit”, përfundon njoftimi i klubit kavajas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online