Egzon Belica të premten mori lajmin e hidhur të ndarjes së babait të tij nga jeta. Sigurisht ai është lënë i lirë nga klubi i Partizanit për të qenë pranë familjarëve në ceremoninë mortore. Në Vlorë futbollistët njërin nga golat ia dedikuan pikërisht shokut të tyre të skuadrës, që ka kaluar një moment të vështirë.
Ditën e sotme futbollistët, së bashku me trajneri Skënder Gega dhe drejtorin Olsi Rama, janë zhvendosur në Strugë për t’i shprehur ngushëllimet Belicës dhe të afërmeve të tij për humbjen e njeriut të dashur. Klubi i kuq ka postuar edhe një foto në rrjetet sociale.
https://www.facebook.com/partizaniclub/photos/a.264934397034297/1056022154592180/?type=3&theater