Hysen Dedja besnik i akuzave: Po, Vllaznia është vjedhur në këto dhjetë vite

Edhe pse Vllaznia është ende në atmosferën e festimeve të 100 vjetorit të themelimit të saj, ish-futbollisti e trajneri i kësaj skuadre Hysen Dedja, ka lëshuar këto ditë akuza për vjedhjen e kësaj skuadre nga persona që sipas tij, nuk kanë lidhje me futbollin shkodran. Sot për SportEkspres.com, Dedja e përforcon akuzën edhe me detaje të tjera, teksa deklaron se janë shpenzuar shuma të majme për futbollistë që nuk luajnë, të cilët e kanë rënduar taksapaguesin shkodran.

“Në drejtimin e Vllaznisë kanë qenë e janë njerëz të paaftë, të cilët kanë ndikuar në zbritjen e skuadrës nga Kategoria Superiore në Kategorinë e Parë. Vllaznia është vjedhur prej tyre, pasi janë shpenzuar shuma të konsiderueshme, të cilat e kanë rënduar taksapaguesin shkodran. Janë blerë lojtarë të shtrenjtë me kontrata të majme, por të dobët në cilësinë e tyre në fushë”, kështu theksoi sot Hysen Dedja, i cili këtë e shikon në dëm të lojtarëve cilësorë, dhe për interesa të veçanta.

“Janë anashkaluar futbollistë shkodranë shumë cilësorë, të cilët e kanë treguar talentin e tyre në skuadra të Kategorisë Superiore, por edhe në Kategorinë e Parë. Kjo është një lojë që bëhet për interesa të veçanta dhe duhet të marrë fund. Vllaznia duhet të respektojë tregun, por bazën ta ketë tek talentet e saj që janë të shumtë. Drejtuesit e paaftë duhet të hapin krahun, ndryshe Vllaznia do të vuajë nga politikat e tyre abuzive”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online