Hysaj: S’mendoj për ofertat, Reja po bën diçka ndryshe nga Panuçi

Mungesa e Mërgim Mavrajt do të bëjë që Elseid Hysaj të jetë kapiteni i ekipit kombëtar në ndeshjen e nesërme kundër Islandës. Shkodrani i Napolit do të zhvillojë ndeshjen e 45-të me Shqipërinë dhe ndihet i karikuar në maksimum për ta nisur mbarë aventurën e re me Edi Rejën në stol.

Mbrojtësi i djathtë prek disa tema gjatë prononcimit të tij, edhe pse fokusimi i madh mbetet tek arritja e një rezultati pozitiv në Rejkjavik.

GJENDJA – “Jemi të gjithë gati, pasi kemi pasur kohë për t’u përgatitur të gjithë së bashku. Në sistemin 3-5-2 do të jem në krah. Vendos trajneri, por unë jam gati të bëj më të mirën.”

E ARDHMJA – “Zërat e merkatos nuk më shqetësojnë, kam edhe dy vite kontratë. Tani po mendoj për kombëtaren dhe më pas do pushoj.”

KUNDËRSHTARI – “Islanda është ekip i fortë, kanë lojtarë të mirë dhe luajnë në ekipe të forta. Nuk duhet nënvlerësim dhe duhet shumë kujdes. Trajneri na ka treguar taktikat dhe besoj se do arrijmë të bëjmë ndonjë gjë të mirë në fushë.

Nuk është si në Europian, ku ata treguan potencialin e tyre. Tani u ka ardhur ajo faza e keqe, si ne. Ardhja e Rejës na ka sjellë entuziazëm, na ka bërë të ndihemi se jemi më të fortë se sa na bënte të besonim trajneri mëparshëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online