Humbja fatale për Ajaksin, pasojat ndihen edhe në bursë

Ajaksi është një klub i kuotuar në bursë dhe çdo rezultat, pozitiv apo negativ qoftë, ka ndikimin e vet. Humbja me Totenhemin në sekondat e fundit dhe eliminimi kanë bërë që aksionet e “Harkëtarëve” të bien me 21%.

Fitorja e ndeshjes së parë në Londër i kishte rritur aksionet e ekipit holandez po me 21%, ndërsa tashmë zbresin me të njëjtën shumë. Klubi do të kishte përfituar 15 milionë euro vetëm për kalimin e turit të fundit, pra kalimin në finale.

Megjithatë, sezoni i Ajaksit mbetet i mrekullueshëm dhe fitimit në bursë janë rritur me 52% krahasuar me vitin e kaluar. Gjithashtu edhe vlera e futbollistëve është rritur shumë dhe janë disa prej tyre që kërkohen me ngulm nga klubet më të mëdha në Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online