Humbja e parë e Çelsit, David Luiz: Sarri i “tërbuar”? E kam parë dhe më keq!

U desh të vinte java e 13 e kampionatit për të ndodhur humbja e parë e Mauricio Sarrit në stolin e Çelsit. “Blutë e Londrës” nuk e përballuan dot një Totenhem shumë të fortë dhe humbën me rezultatin 3-1.

Një gjë e tillë nuk i pëlqen askujt dhe të gjithë janë të mërzitur tek ekipi i Çelsit. Në një prononcim për “Mirror”, David Luiz e pranon se ata zhvilluan një ndeshje të dobët, ndërsa zbulon një detaj interesant sa i përket trajnerit italian.

Sarri ka qenë i zemëruar, shumë më i zemëruar herë të tjera, madje dhe kur kemi fituar. Është e vërtete! Askush nuk është i lumtur me një humbje, aq më tepër trajneri. Ai kërkon të bëjë gjithmonë më të mirën për ne, ashtu siç bëjmë ne për të. Është e qartë që nuk është i kënaqur për humbjen me Totenhemin, pasi askush në ekip nuk është.”

“Mendoj se një disfatë e tillë do të na bëjë mirë. Do të na bëjë të kuptojmë dhe do të na kujtojë se Premier Liga nuk është një kampionat i thjeshtë. Asnjëherë nuk është e thjeshtë të fitosh një ndeshje. Nuk luajtëm mirë në ndeshjen e fundit, përkundrazi, luajtëm keq. Nuk kishim intensitetin e zakonshëm“, përfundon mbrojtësi brazilian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online