Dëmtimi në gju, sulmuesi i Korabit mbyll sezonin

Korabi u mposht së fundmi nga Vllaznina, ndërkohë që ka humbur një nga lojtarët e sulmit. Futbollisti 19-vjeçar, Ylli Ibishi, është operuar në gju dhe praktikisht ky sezon mund të konsiderohet i mbyllur për të.

Më shumë se gjashtë muaj do të qëndrojë larg fushave të blerta, për të qenë gati për sezonin e ri futbollistik. I riu më parë ka qenë pjesë e Kukësit U19, ku edhe ka spikatur. Në verë ai zgjodhi ta vijonte karrierën te Korabi, ku është aktivizuar në katër ndeshje.

“Sulmuesi i Korabit, Ylli Ibishi sot ka kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gju duke operuar meniskun dhe ligamentin pas dëmtimit që pësoi në takimin ndaj Dinamos. Në emër të stafit lojtarëve dhe gjithë Dibranëve i urojmë shërim të shpejtë dhe rikthimin sa më parë në fushën e blertë! Jemi me ty Ylli”, shkruhet në faqen e Korabit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online