Humbja e ndaluar, gjashtë arbitrat dhe rreshtimet: Teuta e Laçi janë gati

Vetëm një ndeshje në elitën e futbollit shqiptar. Teuta e vendit të dytë do kërkojë të ruajë këtë pozicion dhe përballë ka Laçin, kundërshtar që e pret në Durrës dhe takimin e parë në “Elbasan Arena” e ka fituar me rezultatin 3-0. Gjithsesi “Djemtë e Detit” e dinë shumë mirë se ndeshja nuk i ngjan ndeshjes.

Trajneri Bledi Shkëmbi ndërkohë duket se e ka gjetur edhe formacionin fitues dhe sërish nuk ka planifikuar ndryshime. Durrsakët kanë pretendime serioze dhe duke parë që diferencat në Superiore mungojnë, pse jo të mos e mendojnë edhe titullin kampion.

Nga ana tjetër është Laçi, që në sfidën e javës së shkuar fitoi 2-1 me Tiranën në debutimin e trajnerit Besnik Prenga në Superiore. Kurbinasit nuk kanë Xhixhën (i pezulluar me kartonë), i cili në ndeshje e parë me durrsakët u ndëshkua që në minutën e tretë më karton të kuq. Kështu ka dilema për zëvendësuesin e tij dhe mbetet për t’u parë se si do ta rreshtojë Prenga skuadrën e tij.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 18

E shtunë, më 22 dhjetor 2018, ora 17:00
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Teuta-Laçi

Teuta: Hidi, Gjorgievski, Shkalla, Osmani, Hakaj, Sidibe, Gashi, Kallaku, Kamara, Progni, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi
Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Mersini, Sefgjini, Gjoni, Eller, Jonuzi, Lushkja, Shtubina, Berisha. Trajner: Besnik Prenga

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Ani Koçiaj,  Gernat Qirici. Gjyqtarë linje: Enea Jorgji, Orlando Kuka
Delegat: Alban Tafaj; Vëzhgues: Albano Janku

Ndërkohë janë përzgjedhur edhe arbitrat për këtë takim dhe kryesor do të jetë lezhjani Eldorian Hamiti, i cili mban stemën e FIFA-s. Bie në sy edhe emri i Enea Jorgjit, që do të jetë një nga arbitrat e linjës. Gjithashtu klubi durrsak dhe kompania blinibileta.com kanë publikuar prej ditësh edhe çmimet e biletave për takimin e sotëm, që zhvillohet prej orës 17:00.

TEUTA-LAÇI, ÇMIMET E BILETAVE
Tribuna A&B – 500 Lekë
Tribuna A1&B1 – 300 Lekë
Tribuna C – 200 Lekë
SHITJA: Biletat mund t’i gjeni nga dita e shtunë prej orës 09:00 pranë pikës së shitjes te stadiumi “Niko Dovana”.

https://www.facebook.com/blinibilet/photos/a.574123219624422/738455159857893/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online