Luhen nëntë sfidat e fundvitit, derbi dhe finale në Kategorinë e Parë

Sot dhe nesër do të luhen ndeshjet e javës së 14-të të Kategorisë së Parë, të fundit për këtë vit kalendarik. Duke qenë kryendeshje e Grupit B, Lushnja-Apolonia është e planifikuar për nesër, për t’ia lënë sot vendin nëntë ndeshjeve të tjera, të cilat në tërësinë e tyre do të sjellin, ose jo, ndryshime në renditjen e të dy grupeve.

Në Grupin A, Vllaznia kryesuese nuk shkon shumë larg gjeografikisht. Është e hera e parë që Veleçiku-Vllaznia do të luajnë mes tyre në Koplik, pikërisht në Kategorinë e Parë. Një ndeshje “derbi” e zonës së veriut, jo vetëm se shkodranët kryesojnë grupin, por edhe për faktin se Veleçiku ka ambicie për të qenë në pesë skuadrat e para të këtij grupi. Besëlidhja-Erzeni mbetet sfida mes dy skuadrave që kërkojnë ngjitje në renditje, ndërkohë që Dinamo pret Shëkollin në Pezë, një ndeshje ku duhet të tregojë më shumë se javën e kaluar në Shijak.

GRUPI A
Ndeshjet-Java e 14-të
Sot, 22 dhjetor 2018
Veleçiku-Vllaznia       13:30
Besëlidhja-Erzeni       13:30
Dinamo-Shënkolli      13:30
Burreli-Vora                13:30
Korabi-Iliria                 13:30

Në Grupin B, Besa sot sot pret të marrë kryesimin, pasi ndeshet në Kavajë skuadrën e Orikut, një ndeshje në letër e fituar për të. Por do të ketë gjithë vëmendjen në Elbasan, aty ku Bylisi kryesues në këtë grup do të provojë forcën me Elbasanin, i cili vjen pas disa fitoreve dhe ka lënë fundin e këtij grupit. Tomori-Egnatia duket ndeshja më delikate, pasi beratasit janë të zhytur në zonën e mbijetesës në renditje, ndërkohë që Pogradeci ka mundësinë që të marrë fitoren e fundvitit, nëse e kalon Turbinën e vendit të fundit.

GRUPI B
Ndeshjet-Java e 14-të
Sot 22 dhjetor 2018
Besa-Oriku                  13:30
Tomori-Egnatia           13:30
Pogradeci-Turbina      13:30
Elbasani-Bylis              13:30
Nesër 23 dhjetor 2018
Lushnja-Apolonia       13:30

Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 13:30, kryesisht me një mot ku rreshjet e shiut mund të jenë prezente nga veriu në jug të Shqipërisë. Ndërsa nesër luhet kryendeshja e javës së 14-të në Grupin B, Lushnja-Apolonia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online