Antonio Konte ka dalë në konferencë për shtyp pas ndeshjes së humbur me penallti ndaj Juventusit në kuadër të turneut miqësor “International Champions Cup”. Koha e rregullt përfundoi 1-1. Trajneri zikaltër shprehet i kënqur në krahasim nga ndeshja e parë dhe thekson se dalëngadalë, Interi i tij po merr formë. Lavdëron lojën e Dalbert dhe deklaron se ai që jep më shumë siguri në mbrojtje do të jetë titullar.
NDESHJA- Ka pasur përmirësime në krahasim me ndeshjen e parë. Dua që lojtarët të presojnë lart dhe sot e arritën pjesërisht. Kam një grup, që japin gjithçka dhe jam shumë i lumtur për këtë. Sa i përket rezultatit, humbja gjithmonë të dëmton, edhe nëse është një ndeshje miqësore. Po ndërtojmë një identitet, stilin tonë të lojës. Për 70 minuta kemi qenë në nivelet e duhura.
MBROJTJA- Dalbert po luan dhe po përmirësohet, ashtu si gjithë ekipi. Ai po jep kontributin e tij, megjithëse duhet të punojë mirë për të marrë idenë e futbollit që kam në kokë. Skriniar, De Vrij dhe D’Ambrozio janë duke bërë mirë. Gjithashtu kemi Godin, që mund të luajë si në të djathtë ashtu edhe në qendër. Kush do tregojë më shumë siguri do të jetë në fushë”, përfundoi Konte.