Dëmtimi horror i Asensio, reagimi i Zidan i thotë të gjitha

Talenti është një nga komponentët më të rëndësishëm në futboll, por nëse nuk e ke fatin me vete gjithçka shndërrohet në një “mal të thepisur”. Marko Asensio po bëhej gati për të nisur sezonin e tij të ri me Realin e Madridit, por nuk paska qenë e thënë të ndodhë kështu.

Ylli i të bardhëve në një duel me Obamejang ka përfunduar me thyerje të ligamentit të gjurit. Kjo do të thotë se ky sezon, për të nuk do nisë kurrë. E madhe keqardhja nga të gjithë, përfshirë edhe Zinedin Zidan.

Francezi ka vënë duart para syve për të mos e parë yllin e ekipit të tij në atë gjëndje, si ta dinte se ky sezon kishte përfunduar për të. Hidhërim i madh për 23-vjeçarin, që tani i duhet mbështetja e të gjithëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online