Huazimi i radhës për Gabigol, prezantohet te “gjiganti” brazilian

0

Gabigol do të vazhdojë të qëndrojë larg Interit, të paktën për gjashtë muajt e parë të vitit 2019-të. Sulmuesi brazilian do vazhdojë të luajë në kampionatin brazilian, kësaj radhe te ekipi i Flamengos, që do ta marrë 22-vjeçarin në huazim.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe në orët në vazhdim pritet që klubet të zyrtarizojnë transferimin e përkohshëm të Gabigol. Për të marrë shërbimet e ish-sulmuesit të Santosit, Flamengo do të paguajë rrogën prej 2.3 milionë eurosh.

Së fundmi në internet ka dalë një video ku  Gabigol përshëndet fansat e Flamengos, duke mbajtur veshën fanellën e klubit nga Sao Paolo. Në sezonin që lamë pas të kampionatit brazilian, 22-vjeçari shënoi 18 gola me skuadrën e Santosit, duke kryesuar listën e golashënuesve.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.