Hoxha rikthimi i madh, e konfirmon fizioterapisti i kuq

0

Te Partizani janë optimistë për rikthimin e portierit Alban Hoxha. Vetë fizioterapisti i klubit, Ergys Rexha, ka postuar një foto me kapitenin e të kuqve dhe mesazhi është i qartë: “Gati për Skënderbeun”. Trajneri Gega sigurisht që e pret krahëhapur, ashtu si shokët e skuadrës.

Hoxha u dëmtua gjatë përgatitjeve me kombëtaren dhe pas kontrolleve mjekësore u tha se kishte një problem në gju. Sa duket gjërat nuk kanë qenë aq serioze, pasi nëse portieri do kishte pasur një tërheqje ligamenti do kishte qëndruar më gjatë jashtë fushave të blerta.

Këto periudhë ai ka kryer terapi intensive me Rexhën, i cili ka sfiduar kolegun e tij Ervin Kapaj. Ky i fundit postoi një foto me Gjergji Muzakën, duke shkruar se mesfushori do të ishte gati për ndeshjen e së hënës kundër Partizanit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.