Lozano fundos Totenhemin, Henri shijon pikën e parë si trajner

0

Totenhemi është ndalur në një barazim 2-2 në Holandë ndaj kampionëve në fuqi të PSV-së. Protagonisti i takimit ishte sulmuesi meksikan Hirving Lozano, i cili shënoi golin e parë të ndeshjes dhe nxori me të kuqe portierin Hugo Loris pas një ndërhyrje të gabuar.

Vendasit morën të parët avantazhin. Meksikani Lozani shfrytëzoi një pakujdesi të Alderveireld dhe çoi topin në portën e mbrojtur nga Loris. Totenhemi përmbysi rezultatin me golat e Lukas Mourës dhe Herri Kejn, por një karton i kuq i Loris në minutën e 79’ vështirësoi gjithçka dhe PSV-ja barazoi në minutën e 87-të me anë të Luk De Jong.

 

Tierri Henri debutoi me një barazim në Champions League. Monako kthehet në shtëpi një pikë pas transfertë në Belgjikë ndaj Klub Bryzh, që përfundoi me rezultatin 1-1. Talenti Musa Syla, zhblloki takimin, por miqtë barazuan shumë shpejt me anë të brazilianit Uesli.

PSV – Totenhem 2 – 2

Shënues: Lozano 30’, De Jong 87’ / Moura 39’, Kejn 55’

Klub Bryzh – Monako 1 -1

Shënues: Uesli 39’ / Syla 32’

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.