Historike, shtohet edhe një katalanase në Primera

Katalonja krenohet natyrisht me Barcelonën, por në La Liga merr pjesë zakonisht edhe Espanjoli.

Gjithashtu, në historinë e La Ligas kanë vendin e vet edhe Nastik i Tarragonës dhe Ljeidha, por tashmë është shtuar edhe një klub.

Për herë të parë në historinë e vet 87-vjeçare, Zhirona (ose Herona për Spanjën, por mos e përdorni këtë term në Zhirona) do të luajë në La Liga, një ëndërr e bërë realitet.

Një pritje pa fund, që u duk se mori fund vjet, por Zhirona e humbi “trenin” e ngjitjes në mënyrë absurde në ndeshjet e fundit të sezonit.

Asnjë gabim këtë sezon, sepse skuadra e drejtuar nga Pablo Maçin ka bërë gjithçka në mënyrë perfekte, duke e mbyllur në vendin e dytë, pas Levantes kampione.

Një qytet me rreth 100.000 banorë, pranë kufirit me Francën dhe 100 km larg Barcelonës, Zhirona ka festuar mbrëmë deri në orët e para të mëngjesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online