De Biazin e duan edhe pronarët e Interit

Është gjithnjë e më e turbullt e ardhmja e Xhani De Biazit, pasi Shqipëria është në krizë, trajneri mohon çdo lajm për largim dhe ndërkohë nga Italia spekulimet nuk kanë fund.

Sot e ka radhën e përditshmja Tuttosport të hedhë “shashkën” e radhës: De Biazin e do grupi Suning, që zotëron edhe Interin.

Nuk bëhet fjalë për stolin e Interit, por për të marrë drejtimin e Zhiangsu Suningut në kampionatin kinez.

Sipas gazetës: “De Biazi ka marrë një ofertë shumë joshëse në aspektin financiar nga Kina dhe po tundohet të pranojë. Një trajner italian në Nanzhing do të lehtësonte edhe lidhjen mes Interit e Zhiangsusë, pasi drejtori Sabatini do ta kishte më të lehtë edhe në aspektin e komunikimit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online