Hila: Goli dedikim për djalin, emocionet më bënë të festoja

Ardit Hila u rikthye në fushën e blerë pas një mungese 5-javore si pasojë e një dëmtimi në shpatull. Mesfushori elbasanas ishte protagonist i takimit të sotëm, ku shënoi një gol me 11-metërsh ndaj ish-skuadrës së tij, Teutës.

“E prisja që të rikthehesha sa më i fortë. Nuk e kisha menduar që do shënoja, sidomos ndaj Teutës. Humbja e Kukësit na motivoi, tani pas kësaj fitoreje jemi shumë më të qetë”.

“Penalltitë janë caktuar Telushit dhe Asanit, me sa di unë do e gjuante Asani, por kisha një dedikim për djalin tim që është 4 muajsh dhe Telushi dhe Asani s’kishin si të ma refuzonin këtë kërkesë”.

“Unë e kisha deklaruar më parë që s’do të festoja, por ndoshta dhe nga fakti që jam rikthyer nga dëmtimi më emocionoi shumë. Në një moment s’po dija çfarë të bëja të festoja ose jo”.

“Kur je në një ekip të madh si Partizani ke objektiva për kupën e titullin kampion. Sezonin e kaluar te Teuta e nisëm mirë, por më pas gjithçka shkoi për keq, të paktën siguruam qëndrimin në Superligë”.

“Jemi të gëzuar, por qëndrojmë me këmbë në tokë. Kemi ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Kukësit më pas të shikojmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online