Higuain-Milan, Leonardo duhet të kalojë pengesën e fundit

Juventusi ka dhënë OK, Higuain është i lirë të shkojë te Milani, në huazim me kosto goxha të lartë, 15-20 milionë euro, si dhe me të drejtë blerjeje përfundimtare për Milanin. E gjitha bëhet me synimin që Milani të detyrohet ta blejë sulmuesin vitin e ardhshëm, për të mos çuar dëm shifrën e paguar tani.

Megjithatë, argjentinasi nuk e ka më qejf huazimin, sepse kërkon garanci dhe kontratë afatgjatë, që të përqendrohet te futbolli i luajtur.

Sot në mbrëmje, ose nesër paradite, Leonardo do të takohet me vëllain-agjent të Gonzalos, Nikolas, për të vendosur “pikat mbi i”, me drejtorin e Milanit që duhet të shpjegojë dhe të bindë Higuainin se huazimi realisht është gjysmë blerjeje dhe bëhet edhe për të mbajtur bilancin në rregull këtë verë.

Çështja Higuain avancon pa pasur lidhje me negociatat për kthimin e Bonuçit në Torino, sepse shkëmbimi me të riun Kaldara duhet shumë pranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online