Ditmar Bicaj, tani vjen edhe prezantimi

U njoftua që paradite arritja e akordit dhe tanimë janë kryer edhe formalitetet e tjera. Mbrojtësi Ditmar Bicaj ka mbërritur në Durrës dhe ka nënshkruar për Teutën për një sezon. “Djemtë e detit” kanë njoftuar zyrtarizmin e marrëveshjes me qendërmbrojtësin lezhjan.

“Ka firmosur sot mbrojtësi Ditmar Bicaj për Teutën. Futbollisti ka qenë i pranishëm në zyrat e klubit për të nënshkruar marrëveshjen që e bën pjesë të Teutës për një sezon. Bicaj vjen nga skuadra e Flamurtarit. Luan si mbrojtës qendre dhe është një përforcim me shume vlera për skuadrën në sezonin e ri”, shkruhet në njoftimin e Teutës.

Bicaj ishte pjesë e Flamurtarit vjet, ndërkohë që prej pak kohësh kishte dalë lojtar i lirë, pasi nuk arriti një marrëveshje të re me vlonjatët. Shtatlarti do t’i bëjë shumë punë skuadrës së drejtuar nga Bledi Shkëmbi. Korçari kishte në dispozicion vetëm Shkallën e Voglin, ndërsa afrimi i Bicajt e përforcon ndjeshëm mbrojtjen e durrsakëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online