Hetimet për vdekjen e Astorit, Pioli: Një vuajtje akoma më e madhe

Hetimet në lidhje me vdekjen e Davide Astorit, ish-kapitenit të Fiorentinës, nxorën në pah papërgjegjshmërinë e dy mjekëve. Mbrojtësi kishte patur probleme në zemër, ndërsa mjekët firmosën lejen që ai të vazhdonte të luante pa problem.

Fundi ishte i hidhur, pasi Astori pësoi një atak kardiak dhe u largua përfundimisht nga jeta në mëngjesin e 4 marsit të këtij viti. Stefano Pioli, trajneri i Fiorentinës, ka folur gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit “Andrea Fortunato” në kryeqytetin italian.

Akoma nuk dimë shumë gjëra, kështu që është e vështirë të japim gjykime dhe të hyjmë në brendësi të situatave të caktuara. Sigurisht që është një vuajtje më e madhe për ambientin e Fiorentinës, por sidomos për familjarët e Davides. Premio? E ndaj me të gjithë lojtarët që kam patur në sezonin e kaluar dhe me të gjithë popullin viola, më të cilët kemi përballuar tragjedinë e Astorit, me anë të një bashkimi dhe mbështetje të madhe”, thekson Stefano Pioli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *