Presidenti i Bajern Mynihut, Uli Hënes, ka folur për faqen e klubit në lidhje me gjendjen e skuadrës pas humbjes në transfertë ndaj Borusia Dortmundit. Numri një i bavarezëve u shpreh se skuadra ka filluar të luajë mirë, ndërsa për sa i përket merkatos, Hënes theksoi se në janar nuk do të ketë ndërhyrje.
“Në verë do të ndryshojmë krejtësisht fytyrën e skuadrës, vetëm atëherë do të ketë ndryshime të mëdha. Në dimër nuk do ndryshojë asgjë. Koman do të jetë gati pas dy javësh, ndërsa Toliso do rikthehet në stërvitje në shkurt. Ata të dy do të jenë si dy blerje të reja”
“Trajneri ynë është jashtë rrezikut. Skuadra ndodhet në një gjendje shumë të mirë. Lojtarët nuk luajnë për trajnerin, por për Bajernin e Mynihut dhe kohët e fundit po e bëjnë mirë detyrën e tyre. Të them të drejtën më ka mërzitur më shumë humbja ndaj Gladbahut se sa kjo ndaj Dortmundit”, përfundoi Humels.