Kai Havertz është një ndër talentet më premtues të futbollit. Gjermani, i cili aktivizohet me Bajer Leverkusen po mahnit me paraqitjet e tij dhe kërkohet nga ekipet më të mëdha të Evropës. Klubi që shihet më pranë talentit është Bajerni i Mynihut, por nuk përjashtohet dhe ndonjë transferim jashtë Gjermanisë.
Talenti 19-vjeçar, siç raportohet nga spanjollja “Mundo Deportivo”, po ndiqet me imtësi dhe nga ekipi i Barcelonës. Katalanasit kanë kohë që janë në kërkim të një mesfushori, duke parë dhe moshën e Buskets, apo ndoshta dhe të Rakitiç, kështu Havertz shihet si zëvendësuesi ideal, sidomos për Rakitic, pasi gjermani kërkon të luajë pak i avancuar në mesin e fushës.
Gjithsesi, në lidhje me këto lajme, e përditshmja spanjolle zbulon se 19-vjeçari i Leverkusen, kërkon vetëm Bajernin e Mynihut dhe duket se nuk është i interesuar për pistat jashtë Gjermanisë. Havertz duket se preferon Bajernin, pavarësisht se kërkohet nga një ekip, si Barcelona.