Hasani: Mema ka sjellë frymën e duhur, penalltinë tjetër e gjuaj unë

Mesfushori i Tiranës, Edon Hasani ishte njeriu i ndeshjes në takimin kundër Kamzës, ku shënoi dy gola dhe asistoi golin e Ngo. Pas ndeshjes, lojtari bardheblu foli për “Supersport”, ku tha:

“Normalisht, ardhja e trajnerit Mema me strategjinë e tij ka sjellë ndryshimet e duhura. Ne nuk kemi bërë merkato dhe treguam qartë se kemi nivel brenda skuadrës. Kjo ishte fitorja e tretë rresht dhe është diçka shumë pozitive për ne.

Për ne është e rëndësishme të mos fluturojmë, pasi tani sa ka filluar faza e dytë. Objektivi është t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë.

Me thënë të drejtën, e kam theksuar se me Ngo, mua më krijohen më shumë hapësira. Ai pason dhe luan “spondin”, kemi një raport shumë të mirë, si në fushë, si në stërvitje, ashtu dhe jashtë fushave.

Penalltitë? U dashka me humb penallti për të fituar skuadra (qesh). Kam folur me Ngo dhe e kemi lënë me pakt: Nëse ai humbet penallti, gjuaj unë. Do e gjuaj unë penalltinë e radhës.”

Tifozët? Me shumë ishte emocionale. Isha afër tifozëve dhe në inerci e sipër, shkova pranë tyre. Normalisht, ata janë të pakënaqur dhe shpresoj të rikthehen në mbështetjen tonë dhe të jemi të gjithë një për Tiranën.

Unë jam i ri te Tirana dhe ndoshta nuk më takon mua të them këtë gjë, por që Tirana të eci sa më lart, duhet të jemi të gjithë bashkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online