Halili hap thesin, Tirana nis merkaton me një “big”

Teuta, Laçi dhe Kukësi i kishin bërë ofertë, por në fund braziliani Elton Kale ka vendosur të transferohet te Tirana. Sulmuesi anësor ka nënshkruar me bardheblutë për dy sezone dhe shihet si një nga përforcimet më të mira te 24 herë kampionët e vendit.

“Elton Kale është zyrtarisht bardheblu. Mesfushori brazilian me tipare sulmuese ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Tiranën. Ish futbollisti i Flamurtarit do të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës për dy sezonet e ardhshme. Kualitet dhe eksperiencë në kampionatin shqiptar, Kale është i Tiranës. Në muajin korrik braziliani do t’i bashkohet ekipit në ditët e para përgatitore. #welcomeCale”, shkruan klubi bardheblu.

Agustin Torasa dhe Idrizi Batha janë dy lojtarët e tjerë që pritet të zyrtarizohen, ndërkohë që pritet një përgjigje edhe nga Tefik Osmani. Mbrojtësi aktualisht është pjesë e Teutës dhe në kampin bardheblu janë në pritje të një përgjigje në 48 orët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online