“Erdha në Milano në mes të natës, interistit Infantino i them faleminderit!

0

Zvonomir Boban rikthehet te Milani dhe gjithçka është zyrtare. ish-mesfushori i Milanit do të jetë në një rol të ri, si shef klubi, i cili do të koordinojë pjesës sportive te kuqezinjtë, në bashkëpunim të ngushtë me shefin ekzekutiv, Ivan Gazidis.

Boban është pjesë e historisë së Milanit, teksa ka fituar Champions League, Superkupën e Europës dhe kampionatin në vitin 1994. Ai numëron 251 ndeshje me kuqezinjtë dhe 30 gola të shënuar. Kroati ka lënë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të FIFAS për t’u rikthyer te Milani.

“Jam shumë i lumtur të rikthehem te Milani im i dashur. Do jap kontributin tim për ta rikthyer klubin aty ku meriton të jetë. Milani duhet të udhëheqë dhe të jetë një klub fitues, sepse kjo është natyra e historisë së këtij klubi, është natyra e tifozëve tanë dhe pasioni i tyre. Do jap gjithçka nga vetja për këtë qëllim dhe për ngjyrat kuqezi”, është shprehur fillimisht Boban për faqen e klubit.

Më tej kroati shton: “Kur Paolo më telefonoi për të më pyetur për gatishmërinë time, kërceva menjëherë në makinë dhe shkova drejt shtëpisë së tij në mes të natës, për të folur sy më sy. Pasi bisedova me Ivanin dhe pronarët e klubit, gjithçka ishte e qartë. Ja ku jam, në qytetin tim, në klubin që dua dhe në një vend që më ka dhënë shumë.

Shpresoj që të mund t’ia shlyej besimin e dhënë. Gjithashtu dua të falënderoj presidentin e FIFA-s, Xhani Infantino, i cili megjithëse është një interist (qesh), është treguar një mik i vërtetë dhe e ka kuptuar se ka qenë një thirrje si ajo e tre viteve më parë. E pamundur të thosha jo! Forca Milan!”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.