Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur në kohën kur luhej derbi andaluzian mes Sevijas dhe Real Betis. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-2 për vendasit. Shtëpitë e dy lojtarëve të Betisit, sulmuesit Hoakin dhe mesfushorit Ulliam Karvajo, janë tentuar të grabiten nga persona akoma të panjohur për autoritetet spanjolle.
Hajdutët kanë shfrytëzuar momentin kur familjarët e të dy futbollistëve ishin në stadium për të parë ndeshjen dhe kanë hyrë në rrethimet e shtëpive. Fatmirësisht personat e maskuar nuk kanë arritur të hyjnë në asnjërën banesë.
Lojtarët kanë pasur të aktivizuar në shtëpitë e tyre sisteme alarmi të teknologjisë së lartë, çka ka bërë që hajdutët të pikasen shpejt dhe të largohen mënjëherë pa marrë asgjë për t’i shpëtuar policisë. Për familjen e Hoakim ky nuk është rasti i parë, pasi gruaja e tij me të bijat kanë qenë edhe një herë më parë objekt i një grabitjeje në rrugët e qytetit andaluzian.