Rafael Benitez është një trajner që ka drejtuar kudo dhe shumë skuadra të mëdha. Liverpul, Real Madrid, Inter, Napoli, Çelsi dhe së fundmi Njukasëll. Stategu spanjoll po mundohet të ndërtojë diçka nga zeroja te skuadra e Njukasëllit, por në Angli është shumë e vështirë që të renditesh në 10 vendet e para, e jo më të kualifikohesh për në kompeticionet europiane.
Megjithatë, Benitez ka besim maksimal se do të arrijë gjëra të mëdha me skuadrën nga “Tyneside” dhe sot para mediave britanike, i ka befasuar të gjithë. Spanjolli tha se Njukasëlli ka potencialin që ka Napoli. Në fjalën e tij, Benitez tha:
“Kur isha te Napoli, Di Laurenti kishte ambicie. Prandaj investuam dhe sollëm emra shumë cilësorë në skuadër si Kulibali, Zhorzhinjo, Albiol, Reina, Higuain, Mertens, Kahejon e shumë të tjerë. Edhe Njukasëlli ka potencialin e Napolit, por duhet të përforcohemi në merkato. Nëse marrim 3-4 lojtarë cilësorë, Njukasëlli im është për në Europë”, përfundoi strategu.