Tjetër medalje në peshëngritje, Shoraj nderon Shqipërinë

Krenar Shoraj ishte ai që garoi sot në Kampionatin Europian të Peshëngritjes. Shtangisti spikati në stilin e shtytjes, madje duke u renditur në vendin e tretë që i dha edhe medaljen e bronztë.  Shoraj garoi në peshën deri në 89 kilogramë.

Ai i dha Shqipërisë një tjetër medalje, pasi arriti të ngrinte 185 kilogramë që në provën e parë. Më pas ai tentoi 200 dhe 201, që do t’i jepnin atij medaljen e argjendtë. Tentativat e tij ishin të pasuksesshme dhe e mbylli në vendin e tretë.

Në stilin e shkëputjes Shoraj u rendit në vendin e tetë. Edhe  aty vetëm në tentativën e parë ia doli me sukses, teksa ngriti 155 kilogramë. Më pas provoi 160 dhe 161 kilogramë, por nuk ia doli dot. Në dygarësh ai u rendit në vendin e gjashtë, duke ngritur në total 350 kilogramë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online