Sindrit Guri u rikthye të luajë si titullar në një ndeshje të kampionatit belg pas më shumë se një muaji. Në transfertën ndaj kryesuesve të Genkut, shkodrani luajti deri në minutën e 70-të, ndërsa takimi u mbyll me fitoren 2 – 0 të vendasve.
Në këtë takim ishte i grumbulluar dhe sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova. Lufta e egër për titullin kampion ka bërë që minutat për mëngjarashin e talentuar të jenë të pakta.
Ndërkaq, një tjetër ngjarje e bujshme në futbollit belg është shkarkimi i trajnerit të Anderlehtit Hein Van Hazebruk. Vendimi erdhi pas humbjes 2 – 1 kundër Cercle Bruzh, në këtë takim iu dha shansi i debutimit sulmuesit shqiptar Kristal Abazaj, i cili edhe pse mori elozhe nga Van Hazebruk në fazën përgatitore, u la në harresë nga trajneri belg përgjatë katër muajve të fundit.
Le RSC Anderlecht met fin à la collaboration avec Hein Vanhaezebrouck: https://t.co/1XEQrVY2Cv
RSC Anderlecht beëindigt de samenwerking met Hein Vanhaezebrouck: https://t.co/5Z2dxzisLo pic.twitter.com/Wm0PbXzjdz
— RSC Anderlecht (@rscanderlecht) December 16, 2018